Asamblisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Migjen Kelmendi është personi i duhur për nënkryetar të Prishtinës.
“Migjen Kelmendi personi i duhur për Drejtorinë e Arsimit dhe nënkryetar të komunës së Prishtinës. Kompetent, i përgatitur, i dëshmuar, e mbi të gjitha plotë dashni për këtë qytet. #prishtinanabashkon”, ka shkruar Selmani.