Asteroidi 2024 BJ, i zbuluar rishtazi nga astronomët, do t’i afrohet Tokës më 27 janar në një distancë më afër sesa distanca mesatare e saj me Hënën.
Sipas lajmit të faqes “Lives Science”, asteroidi me madhësi të një avioni do të kalojë 354 mijë kilometra afër Tokës, ndërsa ky kalim do të transmetohet drejtpërdrejt nga Projekti i Teleskopit Virtual, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas NASA-s, asteroidi fluturues, në pikën më të afërt me Tokën do të arrijë në ora 18:30. Kjo distancë do të jetë më afër se distanca mesatare e Tokës me Hënën.
Projekti i Teleskopit Virtual bën të ditur se edhe pse 2024 BJ “do t’i afrohet shumë Tokës”, nuk përmban asnjë rrezik.
Astronomët zbuluan për herë të parë asteroidin, të quajtur 2024 BJ, më 17 janar.