Performanca e të hyrave tatimore është me trende pozitive, ka rritje të vazhdueshme në të gjithë muajt e vitit, si në raport me planin po ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Përkushtimi i menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e planeve operative dhe planeve të trajtimit të rrezikut të hartuara për këtë vit, janë në linje të plotë me Strategjinë 2015-2020, si dhe synimet e Qeverisë për ngritjen e përmbushjes tatimore.
“Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajt janar–maj 2018 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 193.5 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 26.1 milionë euro apo 15.6 %. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 13.3 milionë euro apo 7.4 % më shumë të hyra se plani i paraparë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 65.1 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)”, njofton ATK-ja.
ATK, me kapacitetet e saja dhe në bashkëpunim edhe me institucionet tjera të zbatimit të ligjit është e përgatitur që të zbatoj të gjitha iniciativat e Qeverisë, në funksion të lehtësimit për të bërit biznes në Kosovë. Jemi të përkushtuar që të punojmë me përfaqësuesit e bizneseve, që të mbështesim të gjitha përpjekjet për një zhvillim sa më të madh ekonomik dhe konkurrencë të ndershme në treg.
Prioritet i ATK-së është luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e ATK-së është e përcaktuar me ligj.
Inkurajues është fakti se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative). /Telegrafi/