Australia e Jugut bëhet shteti i parë që miratoi në Parlament projektligjin “Zëri indigjen” i cili synon t’i njohë popullit indigjen një zë më të gjerë në Australi.
Në lajmet e paraqitura në shtypin vendas thuhet se ligji është miratuar gjatë një seance speciale parlamentare, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Kryeministri i Australisë së Jugut, Peter Malinauskas përmes një fjalimi drejtuar Parlamentit, e cilësoi ligjin si të “rëndësishëm” për popullin indigjen.
Përfaqësuesit e “Zërit indigjen” të shtetit pritet të zgjidhen në muajt e ardhshëm dhe sistemi pritet të hyjnë në fuqi para fundi të vitit.
“Zëri indigjen” shihet si një rrugë për të paraqitur rekomandimet në mënyrë të drejtpërdrejtë në çdo nivel të qeverisë rreth politikave dhe ligjeve që prekin jetën e popujve vendas (indigjenë) në Australi.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese më 23 mars njoftoi pyetjet që do t‘i drejtohet popullit në kuadër të punimeve të përgatitjes për referendumin “Zëri Indigjen në Parlament”.
Lidhur me ndryshimet që do të bëhen në kushtetutë në rast të miratimit të referendumit, Albanese tha: “Do të ketë një institucion të emërtuar ‘Zëri i Aborigjinëve dhe banorëve ishullor Torres Strait, i cili do të mund të ketë përfaqësues në Parlament dhe qeveri për çështjet në lidhje me Aborigjinët dhe ishullorët në ngushticën Torres. Në varësi të kësaj kushtetute, Parlamenti do të ketë kompetencën për të miratuar ligje në të gjitha çështjet lidhur me Zërin e Aborigjinëve dhe banorëve ishullor Torres Strait./FolDrejt/