Organizatorët e Australian Open kanë ndaluar flamujt rusë dhe bjellorusë nga zona e Melburnit Park gjatë turneut pas një ankese nga ambasadori i Ukrainës në vend, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Të hënën, vijat e kuqe, të bardha dhe blu të Rusisë u mbajtën nga tifozët gjatë një përplasjeje të raundit të parë midis Kateryna Baindl të Ukrainës dhe Kamilla Rakhimova të Rusisë në ditën e parë.
Thuhet se tifozët ukrainas thirrën sigurinë dhe policinë në tribunë./FolDrejt/