Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Austri, dhuna policore ka lënë trauma në familjen palestineze

4 vjet më parë
in BOTA, KRYESORE, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web
Vjenë

Askin Kiyagan

Dhuna e tepruar policore të cilës iu nënshtrua një familje me origjinë nga Gaza gjatë të ashtuquajturit operacion anti-terrorist në Vjenë, la pasoja për të gjithë anëtarët e saj, e veçanërisht për fëmijën 8-muajsh.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Palestinezi K. A. për Anadolu Agency (AA) foli për ato që përjetoi gjatë operacionit, kur më shumë se 20 pjesëtarë të forcave speciale hynë në shtëpinë e tyre mëngjesin e 9 nëntorit.

K. A. tha se ata kanë jetuar një jetë të qetë dhe normale në Austri për më shumë se 14 vjet dhe se kurrë nuk kanë pasur problem me policinë ose ndonjë institucion tjetër. Në të njëjtën kohë, me kohë, si çdo individ i përgjegjshëm, ai ka detyrat e tij ndaj shtetit.

Në një bisedë për AA, ai kujtoi përvojën e tij dhe shtoi se ata ishin të tronditur nga ndërhyrja e forcave speciale.

“Ne u zgjuam nga një zhurmë e jashtëzakonshme. Brenda sekondave, forcat speciale me armë u shfaqën para nesh. Ishin rreth 15 ose 20. Në fillim menduam se ishim sulmuar nga një grup terrorist. Ajo ishte e frikshme. Ata bërtisnin që ne të ngrinim duart. Bashkëshortja ishte e tronditur për orë të tëra. Ajo as nuk mund t’u përgjigjej pyetjeve. Foshnja 8-muajshe qante gjithë kohën”, tha ai.

Ai kujtoi një pjesëtar të forcave speciale me një helmetë që hyri në dhomën e gjumit dhe e tërhoqi zvarrë në një dhomë tjetër.

“Ata e lanë derën hapur. Edhe gruaja edhe fëmija qanin. Ata thanë se do të më merrnin në pyetje”, tha ai.

Palestinezi shtoi se forcat speciale, me ndihmën e një qeni të stërvitur posaçërisht, kontrolluan çdo cep të shtëpisë në detaje ndërsa konfiskuan të gjitha pajisjet elektronike, përfshirë një celular dhe një laptop.

K. A. tha se nuk mund të kuptonte se çfarë po kërkonte policia.

“Ne u zhvendosëm në këtë shtëpi tre muaj më parë. Për këtë arsye përgatitëm para për mobiliet. Edhe ato i konfiskuan”, shtoi ai.

Ai theksoi se policia e gënjeu atë gjatë arrestimit. Fillimisht atij iu tha që ai u soll në stacionin e policisë si dëshmitar dhe jo si i dyshuar, vetëm për të zbuluar se kjo nuk ishte e vërtetë sepse në dokumente thuhej qartë se ai ishte i dyshuar.

Çështje që nuk lidhen me akuzat

Ai shtoi se gjatë marrjes në pyetje, priste pyetje dhe arsye për operacionin dhe akuzat. E pyetën atë nëse falet, nëse gruaja e tij mban hixhab, nëse fëmija do të lejohej të hante çdo lloj mishi në Austri, nëse fëmija do të ishte në gjendje të zgjidhte një bashkëshort ose prindërit do ta bënin këtë etj.

Ai madje u pyet për personalitetet në botën islame që kanë vdekur, por edhe për ata që janë gjallë.

“Unë e dua Turqinë, kështu që në profilin tim në Facebook kam shpërndarë flamurin e Turqisë dhe fotot e presidentit të atij vendi, Recep Tayyip Erdoğan. Më pyetën se cila ishte marrëdhënia ime me të, nëse po flisnim apo kishim ndonjë kontakt”, tha ai.

Palestinezi tha se ai e do Erdoğan-in sepse zgjati dorën e ndihmës jo vetëm për Sirinë dhe Palestinën por edhe për pjesë tjera të botës dhe se ai kalon verën në Turqi sepse i pëlqen ky vend.

Ai theksoi se, pavarësisht asaj se është palestinez, atij iu bënë shumë pyetje në lidhje me Egjiptin dhe administratën atje. U pyet për grupet dhe komunitetet që nuk ka dëgjuar kurrë.

K.A. gjithashtu tha se u bënë shumë pyetje nga bota islame dhe se megjithëse dëshironte që në marrjen në pyetje të vinte me një avokat, kjo nuk u lejua.

Kaloi 18 orë duke u marrë në pyetje ndërsa policët i treguan fotografitë e disa njerëzve duke e çuar atë të tregonte se cilit grup ose organizatë i përkisnin.

“Meqenëse nuk kisha informacione rreth asaj që pyesnin, insistonin të merrnin përgjigje. Ata u përpoqën të më bënin presion duke përdorur gruan dhe fëmijën 8-muajsh si mjet. Më thanë të flisja nëse doja të isha përsëri me ta dhe se nuk do të më lejohej t’i shihja derisa të flisja”, kujton K. A.

Gjatë marrjes në pyetje, atij po ashtu iu bë presion edhe për përmbajtjen e shpërndarë nga vëllezërit e tij në Gaza. Ai shtoi se një vëlla u plagos në këmbë gjatë protestave paqësore ndërsa tjetri shpërndau një fotografi të një palestinezi të vrarë në kufirin me Gazën. K. A. u mor në pyetje për të dyja këto raste.

“Qëndrimi i ndryshuar i fqinjëve pas bastisjes”

K. A. tha se para operacionit ata kishin marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, nuk kishte kurrëfarë probleme. Megjithatë, gjërat ndryshuan ndjeshëm pas operacionit. Ndihen të izoluar, ndërsa bashkëshortja nuk ndihet e sigurt kur del.

Ai tha se erdhën në Austri për të jetuar të lirë dhe të sigurt dhe se e duan atë vend si atdheun e tyre. Ai theksoi se nuk ishte folur për kurrëfarë akti që do të dëmtonte Austrinë.

K. A. thotë se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë ekonomike nga shteti, por fituan gjithçka me punën e tyre.

“Në Austri, kam punuar për kompani të njohur, por kohët e fundit policia për mua dërgoi një letër duke thënë se ‘ky person nuk mund të punojë në këtë vend’, gjë që më tronditi. Pastaj më pushuan nga puna. Policia bllokoi të ardhurat për mua dhe familjen time”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se policia gjatë marrjes në pyetje i tha se do të ishin në gjendje të tërhiqnin para nga llogaria për të paguar shërbimet, por kur shkoi në bankë, kjo nuk iu lejua. Erdhi në situatë që nuk mund të siguronte nevojat themelore për fëmijën, as për vete.

Bashkëshortja e tij L. A. thotë se kur burri i saj u mor në pyetje, policia qëndroi në shtëpi për një kohë shumë të gjatë. Ata nuk u lejuan të lëviznin ndërsa edhe nevojat e tyre themelore i plotësuan nën përcjellje të armës.

L. A. tha se ata nuk mund ta imagjinonin që diçka e tillë ishte e mundur në Austri.

“Kur erdha për herë të parë në Austri, bashkëshorti im tha se policia është shumë e mirë, se bëjnë përpjekje për të garantuar sigurinë e njerëzve. Por, për fat të keq, tani, sa herë që i shoh, skena të tmerrshme janë para syve të mi. Tani kam frikë nga tingulli më i vogël ”, shton ajo.

L. A. tha se përvoja e saj shkaktoi trauma dhe se ka probleme psikologjike.

“Nuk mund të hanim siç duhet. Foshnja nuk dëshironte më të ushqehej me gji. Mendova se bashkëshorti im nuk do të kthehej më kurrë”, tha ajo.

Ajo sqaroi se si të gjithë jashtë vendit, flisnin rregullisht me familjen në Palestinë. Kur u zhvillua operacioni, telefonat, laptopët dhe paratë e tyre u konfiskuan, kështu që ata nuk mund të realizonin kontakt me familjen e tyre për pesë ditë. Po ashtu ishte e shqetësuar për burrin e saj, të cilin nuk e kishte parë për shumë kohë.

“Kur i thirra pas pesë ditësh, në lot më pyetën se çfarë ka ndodhur, pse nuk kam folur me ta. U thashë se telefoni im dhe i bashkëshortit ishte prishur dhe nuk mund të telefononim. Ata nuk më besuan, por kur më vonë bëmë thirrje me video, ata u lehtësuan pjesërisht”, tha ajo.

L. A. shtoi se ka qenë dëshmitare e konflikteve të shumta në vendin e saj, por se aktin barbar që përjetuan gjatë operacionit, nuk e ka parë.

Më 9 nëntor, policia austriake arrestoi 30 aktivistë muslimanë si pjesë e operacionit “Luxor” dhe kreu bastisje në 60 adresa me akuza të veprimtarive terroriste dhe pastrim parash.

Organizata të shumta joqeveritare, intelektualë dhe gazetarë dënuan brutalitetin e policisë gjatë operacionit dhe kërkuan që të zbardhet tërë rasti.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

Lajmi tjetër

ASH përshëndetë qëndrimet e Mexhitit: Urojmë që fjalët e tij të mos jenë lojë dhe ai të largohet nga BDI-ja

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM