Mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) është kryer një bastisje masive në Austri, ku siç bëhet e ditur janë kapur 30 aktivistë e simpatizantë të Vëllazërisë Muslimane dhe Hamasit, informon foldrejt.com. Bastisjet kanë ndodhur kryesisht në Graz dhe Vjenë, kurse Prokuroria bëri të ditur se janë kontrolluar 60 apartamente, shtëpi dhe shoqata të ndryshme, njofton foldrejt.com.
Më tutje Prokuroria nuk dëshiron të jep detaje shtesë, por shton se bastisjet e sotshme nuk kanë lidhje me sulmin terrorist të Vjenës ku mbetën të vrarë 4 persona.
Në fakt Vëllazëria Muslimane llogaritet si terroriste nga shumë vende arabe dhe perëndimore, ngjashëm si Hamasi palestinez, përkundër që kjo e fundit në mënyrë demokratike fiton zgjedhjet në Rripin e Gazës.
Megjithatë Prokuroria ka bërë të ditur se Austria nuk lufton muslimanët, por ata që keqpërdorin ideologjinë./Foldrejt.com