Ministrja europiane e Austrisë, Karoline Edstadler, së fundi për një intervistë me median gjermane Handelsblatt, njashtu si kolegu i saj gjerman Michael Roth, folën për rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë edhe trojet shqiptare. Sipas tyre ky proces nuk duhet të bllokohet, bile të jepen sinjale pozitive.
“Procesi nuk duhet të bllokohet. Jam e sigurtë, që ne do kemi një integrim në dhjetë vjetët e ardhshme,” tha Karoline Edtstadler, përcjell foldrejt.com.
Vlen të theksohet se deri tani Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbetur në status qou me hapjen e negociatave, kurse Bosnja dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asocimit.
“Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është një çështje e sigurisë dhe stabilitetit, veçanërisht për Austrinë që ndodhet afër gjeografikisht.”
Vlen të theksohet se vetëm në luftën kundër Pandemisë, BE ka shpërndarë plot 3.3 miliardë euro për mbështetje financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mos harrojmë se parashihen edhe investime prej nëntë miliardë eurove tjera, si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të llogarisin për ndihmë financiare edhe për vaksinim.
Vetëm se është e çuditshme, sesi “avullohen” shpesh këto para, sëpaku ne qytetarët e thjeshtë të këtyre trojeve e dimë dhe e ndjejmë shumë mirë!/Foldrejt.com