Nga e premtja(nesër) vlejnë ligje më të ashpra për udhëtarët që do nisen ose kthehen në Austri. Të gjithë austriakët të cilët kanë udhëtuar në vende me rrezikshmëri të lartë, duhet të karantinohen 14 ditë pas kthimit në Austri. Ky rregull vlen edhe për Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Kosovën, duke nënkuptuar se diaspora shqiptare do e ketë tepër të vështirë të udhëtojë drejt vendlindjes.
“Përveç testimit negativ, austriakët të cilët kanë udhëtuar drejt vendeve me rrezikshmëri të lartë do duhet të karantinohen,” shkruan media më e madhe austriake Kurier.at, përcjell foldrejt.com.
Lajmi konfirmohet edhe nga ministria e shëndetësisë e vendit alpin./Foldrejt.com