Pavarësisht Lockdown në shumë shtete të botës po raportohen infektimeve rekord me Covid19. Në Austri është e njëjta pasqyrë, ku atje është marrë edhe një vendim drastik i mbylljes së shkollave.
Nëse bazohemi te dy media austriake Oe24 dhe Der STANDARD, prej të shtunës fillon karantina e dytë e dhimbshme austriake.
“Në Austri duhet të mbyllen shkollat, çerdhet dhe shitjet direkte me klientët. Momentalisht në Austri është e ndaluar lëvizja pa nevojë mes orës 20 dhe 6. Kjo pasi të enjten në Austri janë raportuar 9262 raste të reja,” përcjell foldrejt.com.
Numër rekord të infeksioneve ka arritur edhe Gjermania me 23.542 infeksione, kurse ministri i shëndetësisë Jens Spahn, ka bërë një kërkesë kontraverse kur tha që “mjekët e infektuar me Covid19, duhet të vazhdojnë punën”. Kjo pasi që të mos vijë deri te kolapsi shëndetësor./Foldrejt.com