Ministri i brendshëm austriak Mario Kunasek (FPÖ) ka vizituar 427 ushtarët e vendit të tij të cilët janë stacionuar në Kosovë. Pas përkeqësimit të situatës në Kosovë, Vjena zyrtare ka shtyrë për një kohë të pacaktuar reduktimin e trupave të saj, përcjell foldrejt.com.
“Çfarë ju bëni është e nevojshme për të funksionuar një shtet,” tha ai, shkruan kronet.at.
Tashmë trupat austriake janë në gatishmëri të plotë dhe mund të veprojnë për një orë.
Në 2019 ishte paraparë një reduktim i madh i trupave të KFOR-it, por shumë shtete e kanë shtyrë pasi rrezikohet stabiliteti i vendit./Foldrejt.com