Avionët luftarakë rusë dhe kinezë patrulluan së bashku sot mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore, për të gjashtën herë që nga viti 2019, në kohën e manovrave më të mëdha ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj në rajonin Azi-Paqësor.
Patrulla është pjesë e planit vjetor të bashkëpunimit mes dy ushtrive, njoftoi sot Ministria kineze e Mbrojtjes, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gjatë patrullimit të fundit të përbashkët ajror midis Kinës dhe Rusisë në nëntor, Koreja e Jugut ngriti avionë luftarakë pasi bombarduesit kinezë H-6K dhe bombarduesit rusë TU-95, si dhe avionët SU-35, hynë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore. /FolDrejt/