Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka bërë të ditur se vendi i tij planifikon deri në vitin 2027 të dyfishojë eksportet e gazit.
Duke folur në takimin ministror të Këshillit Konsultativ të 9-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku, presidenti Aliyev dyfishimin e gazit deri në vitin 2027 e quajti “të arritshëm” pasi Azerbajxhani ka burimet e nevojshme, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Eksporti i gazit natyror nga Azerbajxhani është në rritje. Në vitin 2021 ka qenë rreth 19 miliardë metra kub, vitin e kaluar ishte 22,6 miliardë metra kub, ndërsa këtë vit presim 24,5 miliardë metra kub. Kjo do të thotë se memorandumi i mirëkuptimit me Komisionin Evropian (për të dyfishuar gazin deri në vitin 2027) po zbatohet me sukses”, tha Aliyev.
Ai tha se rezervat e gazit natyror të Azerbajxhanit janë të mjaftueshme për t’i siguruar gaz vendit dhe partnerëve të tij edhe për të paktën 100 vjet të tjera. Siç tha ai, këtë vit do të vihen në punë fusha të reja të gazit.
“Siguria energjetike për çdo vend është çështje e sigurisë kombëtare. Sot, tashmë po flasim për zgjerimin e SGC-së (Korridori Jugor i Gazit), për rrugë dhe burime të reja furnizimi”, u shpreh Aliyev.
Sipas tij, Azerbajxhani së shpejti do të fillojë dërgesat e gazit në Rumani.
Pjesë e takimit në Baku ishte edhe ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Njerëzore, Fatih Dönmez./FolDrejt/