Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar dy avionë luftarakë Su-25 të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se dy avionë Su-25 të Armenisë në drejtimin Qubadli të frontit kanë tentuar të sulmojnë pozitat azerbajxhanase.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se të dy avionët janë shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit.