Sipas njoftimeve të mediave armene, si ajo news.am, forcat e Azerbejxhanit kanë ardhur për të marrë kontrollin e minierës Sotk, e cila është më e pasura me flori në Kaukazin jugor, ngjashëm si miniera e Trepçës në Ballkanin qendror, përcjell foldrejt.com.
Në bazë të marrëveshjes së armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, kjo e fundit ka marrë kontrollin mbi shumicën e territoreve të Karabkut. Por ndryshimi i pushteteve vjen gradualisht nëpër qytete të ndryshme. Gjatë 24 orëve të fundit 250 forca armene me armaturë të rëndë kanë kërkuar punëtorët dhe administratorët armenë që të lëshojnë minierën. Por armenët kanë kërkuar një ditë kohë, derisa të bini në kontakt me shefat e tyre. Kjo kërkesë është pranuar nga azerët, por kanë theksuar se nesër kur do vijnë prap duan që gjithë zona të jetë e demilitarizuar./Foldrejt.com