Një azilkërkues i ri nga Maqedonia ka kërcënuar me vdekje dy persona në Austri. Ai fillimisht kishte vjedhur me sende të forta metalike dy shitore – për të marrë cigare. Kur shitësja tentoi ta ndalojë, 31 vjeçari maqedonas e goditi në fytyrë dhe u largua, shkruan krone.at, përcjell foldrejt.com.
Pasi u kthye në kampin e azilit, ai filloi të sillet keq me punonjës dhe kujdestarët aty, duke i kërcënuar dy sosh me vdekje.
Për shkak të vjedhjes dhe kërcënimit, personat përgjegjës alarmuan policinë, të cilët erdhën menjëherë dhe e arrestuan. Me vendim të Prokurorisë austriake, 31 vjeçari nga Maqedonia është dërguar në paraburgim.