Mjeku u detyrua t’i presë krahun një foshnjeje dy muajshe pasi babai i saj mizor i theu gjymtyrën si ndëshkim për prishjen e gjumit, raporton Daily Mail.
31-vjeçari sulmoi fëmijën e tij me një varëse rrobash plastike pasi e kishte zgjuar, sipas gruas së tij.
Ajo i tha BBC-së se burri i saj i mori telefonin dhe e mbylli fëmijën në një dhomë përpara se të sulmonte.
Por nëna e denoncoi rastin në polici pasi kuptoi se foshnjës i ishte këputur krahu.
Policisë së shtetit Imo të Nigerisë i është kërkuar të arrestojë burrin, i cili tani është në arrati.
Dr Chiedozie Mbalewe tha se ai preu krahun e foshnjës për t’i shpëtuar jetën.
Dora e foshnjës lëshonte një erë të kalbur, shtoi doktori./FolDrejt/