Babë, Nanë
(Poezi nga Burhan Fili)
Babë, Nanë, detyrë të shejt Allahu ju ka dhanë;
me madhninë e Tij ju bani Babë e Nanë!
Ardhmërinë e jetës ua la në dorë,
ju jeni shkollë, mësues e profesor!
Nëse me mësimet e Islamit fëmijët edukohen,
veprat e tyre kudo do të çmohen!
Mos lejoni që të prishen fëmijët tuj,
mos lejoni të bahen mall për pazar të huj!
Për formimin e tyre me kujdes punoni,
me edukatën hyjnore fëmijët tuj burrnoni!
Kurrë dhe asnjiherë mos i llastoni,
se do të vijë nji ditë do të pendoheni,
me llastimin e tyre asgja nuk fitoni!
Ah, sa kemi gabu, më pas do të thoni.
Nëse fëmijët tuj arrini t’i burrnoni,
do të ju thuhet: Ju lumtë e meritoni!
Burhan Fili