“Ne do të vazhdojmë të ecim me një agjendë shumë komplekse. Do të kemi së shpejti në ditët në vijim një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë, që lidhet me krimet në Kosovës, por që është një dokument shumë kuptimplotë për të sqaruar njëherë e përgjithmonë gjithçka që lidhet me luftën në Kosovë dhe për të ngritur lart vlerat e UÇK pas përpjekjeve të herë pas hershme që janë bërë. Mos harroni ka pasur edhe individë të politikës shqiptare që kanë hedhur baltë mbi UÇK. Njërin prej ta e njihni fare mirë për cilin bëhet fjalë. Mos kini asnjë dyshim”, tha Balla, njofton TvKlan.