ISH-lojtari i kombëtares italiane Mario Balotelli ka ndërprerë kontratën me klubin zviceran Sion dhe ka nënshkruar menjëherë kontratën me Adanaspor.
Balotelli mbërriti në Zvicër vitin e kaluar, luajti 19 ndeshje për Sion dhe shënoi gjashtë gola. Ai luajti shumë mirë dhe shënoi për klubin turk para se të nisej për në Sion. Ai ka 35 paraqitje dhe 19 gola për Adanaspor. Ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion për ta vazhduar edhe një vit, përcjell Fol Drejt.
Balotelli, një qendërsulmues 33-vjeçar, ishte një nga talentet më të mëdhenj në botë në rininë e tij dhe luajti për klubet kryesore – Inter, Manchester City, Milan dhe Liverpool. Por për mungesë serioziteti filloi të bjerë, kështu që vazhdoi karrierën në Nice, Marsejë, Monza, Adana dhe në fund në Sion. Ai ka 36 paraqitje për Italinë dhe 14 gola./FolDrejt/