Komisioni Evropian hodhi poshtë zyrtarisht pohimet e qeverisë së Bullgarisë, në të cilën theksohet, se neni 417 i Kodit Civil konformë të cilit bankat padisin debitorët e tyre me procedurën e shpejtë pa mundësi për kundërshtimit të tyre, është në përputhje me ligjet e BE-së.
Tani mendohen hapat e ardhshëm, të cilët të ndërmerren kundër vendit tonë. Këtë e tha avokatja Desisllava Filipova, kryetare e Qendrës së Integrimit Evropian të Bullgarisë dhe të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Ajo theksoi, se një nga skemat kryesore, të cilat bankat shfrytëzojnë në shkelje të ligjeve të BE-së është rritja e njëanshme e normës së interesit të treguar në kontratën fillestare.