Braziliani vendosi të padisë Barcelonën sepse u shkarkua me email dhe sepse kur mbërriti në Barcelonë, nuk kishte një prezantim zyrtar si të gjithë lojtarët e tjerë.
Për ekipin e parë të Blaugranas, Fernandes luajti gjithsej vetëm 17 minuta pasi mbërriti në Nou Camp në janar 2020. E vetmja herë që u shfaq ishte kundër Dinamo Kievit.
Barcelona e solli Fernandes për rreth shtatë milionë euro nga Palmeiras dhe e dërgoi menjëherë në huazim tek Valladolid, për të cilin bëri vetëm tre paraqitje.
Në verën e vitit 2021, Barcelona vendosi të ndërpresë kontratën me Fernandes, dhe e bëri këtë në mënyrë të gabuar – përmes emailit, dhe ai vendosi ta çojë çështjen në gjykatë. Përfaqësuesit e tij kërkuan një dëmshpërblim prej 14 milionë eurosh, por vendimi i gjykatës është që kjo shumë të jetë 8.5 milionë./FolDrejt/