Media spanjolle “Sport” ka deklaruar se Barcelona tani është e gatshme të dëgjojë ofertat për mbrojtësin 22-vjeçar Eric Garcia.
Qendërmbrojtësi spanjoll iu bashkua katalanasve nga Manchester City dhe fillimisht ishte një titullar i vazhdueshëm në njëmbëdhjetëshen e Barçës.
Por shfaqja e Araujo, Kounde dhe Christensen e ka shtyrë mbrojtësin e ri në rendin e dytë.
Me gjigantët katalanas në kërkim të fondeve, klubi mund të intrigohet për të lënë të largohet Garcia tek Arsenali që tregon interes masiv për reprezentuesin spanjoll./FolDrejt/