Në replikë me kryeministrin Rama, i cili e mbylli fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës se ata nuk drejtojnë dot veten e tyre e jo më vendin, Basha u shpreh se sot opozita është në garë me llumin e tranzicionit.
Basha tha se beteja e tyre nuk është as e brendshme në PD, e as me socialistët e ndershëm.
“ Nëse përsëritja e fakteve, është keq, po dalja e të përsëriturit e atyre që them unë nga ty, është nëna dhe baba e së keqes, shikoni pak të nderuar qytetarë se ku e zhvendos Rama situatën në një kacafytje personale, si në ditët e pandemisë, që kur hapnim frigoriferin na dilte ky, ai ka frikë nga e vërteta, kështu e sheh politikën Rama. Ai sheh çfarë humb ose fiton politikani, jo qytetari, e ka katandisur politikën si Lukashenko.Ndaj kjo nuk është një garë, as e brendshme e PD as me socialistët e ndershëm e të thjeshtë. jo është një garë mes dashurisë për vendin dhe fatin e zi ku i ka katandisur kjo qeveri. Pengut apo pengmarrësit të atij që është kukulla e i përdor ata si kukulla. Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar, e një shpresë të re që po lind se Shqipëria mund e do të jetë ndryshe, e një ëndrre që kishim në 1992, kur paraardhësit e tyre, i detyruam të hiqnin dorë nga monopoli i dhunës.Raporton topchannel.com percjell Foldrejt.com