Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltarja për çështje të Ballkanit në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka thënë që lufta dhjetëvjeçare e gjenocidit e Sllobodan Millosheviqit në Ballkanin Perëndimor është ndalur në Kosovë, vetëm për shkak të përpjekjeve lobuese të bashkëshortit të saj, Joe DioGuardit si Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA prej vitit 1985 deri në 1989 dhe me “vazhdimin e atyre përpjekjeve përmes Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që ai krijoi pasi u largua nga Kongresi”.
Ajo përmes një reagimi, e ka rikthyer një video ku ajo dëshmuar para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve në favor të mbështetjes për vendosjen e trupave tokësore amerikane në Kosovë më 10 mars 1999.
DiGuardi tha që i është bashkangjitur Lidhjes Qytetare në vitin 1994 dhe se ka luajtur një rol kyç në përfundimin e luftës “duke e bindur Kongresin që të dekriminalizojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë që armët të mund të hynin në Kosovë për mbrojtjen e popullit shqiptar, duke e shkruar legjislacionin i cili e mbështeste pavarësinë e Kosovës, dhe duke dëshmuar para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve në favor të mbështetjes për vendosjen e trupave tokësore amerikane në Kosovë më 10 mars 1999”.
Ajo seancë filloi me dëshmitë nga senatori Bob Dole, ambasadori Jean Kirkpatrick dhe ish-sekretari i shtetit Henry Kissinger.
“Trupat tokësore të ShBA nuk u vendosën në Kosovë, por seanca dëgjimore e bindi administratën e Klintonit që të bënte një fushatë bombardimi ajror me partnerët e saj të NATO-s kundër Serbisë”, ka thënë DioGuardi.