Burime të afërta me kryetarin e përkohshëm të komunës Dibër, Eugjen Cami i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ankohen se kabineti i tij është zbrazur nga njerëzit e paraardhesit të tij të ndjerë, Ruzhdi Lata.
“Që marrëzitë e BDI së në Dibër nuk kanë fund këtë e dëshmojnë edhe ndodhitë e fundit.Së pari plasën grushtat se kush do ta fitojë garën për kryetar dege,ndërsa zjarrit i fryu zgjedhja e Eugjen Camit si Kryetar i përkohshëm i Komunës Dibër.Persona të afërm të ish Kryetarit të ndjerë të Dibrës zbrazën zyrën e Kryetarit nga i tërë inventari nën pretekstin se ata janë gjëra personale të të ndjerit Ruzhdi Lata,inventar ky i blerë nga buxheti i Komunës”, kanë deklaruar nga ASH për disa portale.
Të kontaktuar nga foldrejt.com, një person i punësuar në Komunën Dibër, në kushte anonimiteti theksoi se “është marrë televizori dhe disa materiale tjera”, por la të kuptohet se çështja do ‘komplikohej nëse grabiten dokumentat’. Atëherë ndokush duhet të marrë përgjegjësi./Foldrejt.com