Bayern Munich shpreson të bisedojë me mbrojtësin Benjamin Pavard për një kontratë të re pas çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Sipas agjentit të lojtarit, përmes Tuttomercato: “Shumë ka ndryshuar që kur Nagelsmann e zhvendosi atë nga mbrojtësi i djathtë në pozicionin e tij origjinal qendërmbrojtës. Në pozicionin e tij, ai ka rizbuluar qetësinë dhe është i lumtur. Mund të them që pas të dy ndeshjeve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ne do të takohemi dhe do të flasim për të, por marrëdhënia me trajnerin Nagelsmann është e shkëlqyer. Këtë e ka konfirmuar vetë Benjamin”, transmeton Fol Drejt.