Bunkerët rezultuan të padobishëm për mbrojtjen nga armiku imagjinar i ‘imperializmit amerikan’ dhe shuma e shpenzuar ndaj tyre në shumicë e rasteve rezultoi i padobishëm. Por tash del ana tjetër e bunkerëve, ku shumë media flasin për ndikojnë në rritjen e turizmit në Shqipëri. Së fundi është rrjeti më i madh televizi në botë BBC, i cili në kuadër të temave shabllon dhe të përsëritura për Shqipërinë, si virgjëreshat e përbetuara, gjakmarrja, besa, kësaj here fokusohet edhe një herë te frika e udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, si arsyeja kryesore e ndërtimit të bunkerëve, që ende ekzistojnë në Shqipëri, përcjell foldrejt.com.
Gazetari Stephen Dowling shkruan se bunkerët në bregdetin e Vlorës vazhdojnë të ndotin rrethinat, si statuja të pashkulura nga plazhet e braktisura.
Ekipi i BBC-së gjithashtu viziton edhe zona të tjera të vendit, ku ka bunkerë, të cilët për publikun britanik janë identifikuesit kryesorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vetëm nga fakti se në BBC, dhe jo vetëm, janë prezantuar me qindra herë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama në kuadër të kësaj ka shpallur si muze edhe disa bunkerë nëntokësorë – duke i quajtur Bunk’Art.