Është kombësia jote ajo që tregon se ku do e pish kafen në qytetin serb të Bujanovcit, pranë kufirit me Kosovën.
“Shqiptarët dhe serbët nuk përdorin kafet e njëjta thotë shqiptari,” Valon Arifi, shkruan BBC. “Njerëzit pinë kafe bashkë vetëm kur kanë biznes, por të pish kafe si miq nuk ndodh mes serbëve dhe shqiptarëve.”
Interesante që edhe fjalëkalimi për internet është i ngjashëm me kuptimin ‘shqiptarët nuk janë të mirëseardhur këtu’ dhe ngjashëm vlen edhe nëpër kafet e shqiptarëve.
Në qytet serbët përbëjnë shumicën, kurse në rajon shqiptarët janë shumicë. Kjo ka nxjerë në dyshime nëse në shkëmbimin e territoreve bën pjesë edhe Bujanovci ose vetëm Presheva dhe Medvegja.
Shkëmbimi i territoreve bëhet edhe më i vështirë për rajonin e Bujanovcit. Në veriperëndim të saj ndodhet fshati vetëm me shqiptarë Tërnovaci. Nëse Bujanovci mbetet në Serbi, a do ndodhë kjo edhe me Tërnovacin. Kjo histori zinxhiri përsëritet shumë për të treguar se ndarja territoriale edhepse duket një zgjidhje e lehtë, jo domosdoshmërisht është më e mira, informon foldrejt.com.
Më tej prestigjiozja britanike jep shembullin e Hevzi Imeri dhe Danilo Dabetic të cilët përkundër etniteteve të ndryshme aspirojnë të jenë basketbollistë profesionalë në të ardhmen.
Serbi Danilo thotë se me shqiptarin Hevzi shkojnë sëbashku nëpër datëlindje, festa dhe kafe. Por e gjitha do ndryshojë nëse ndodh shkëmbimi i territoreve./Foldrejt.com