Duket se përzgjedhja e z.Eugjen Cami si kryetar i përkohshëm i qytetit të Dibrës ka sjell panik në kampine partisë në pushtet BDI. Ata po mundohen që të gjejnë çdo variantë të mundshme, që votimi i 10 dhjetorit të shpallet i pavlefshëm dhe një nga këto arsye të çuditshme është: votimi duhet të kryhet në bazë të alfabetit cirilik dhe jo shqiptar.
Kandidati i BDI që i fillonte mbiemri me “D” është më parë se shkronja “C” në alfabetin cirilik, kurse kjo nuk vlen edhe për alfabetin e gjuhës shqipe. Në lidhje me këtë ka shkruar edhe këshilltari nga Aleanca për Shqiptarët, Ilirjan Fetahu.
“Bdi ka ankimuar procesin e votimit ne Keshill per kryetarin e perkohshem ne Diber, me arsyen se nemes dy kandidateve shqipetar per reference duhet te merret alfabeti cirilik! Eshte e njejta sikurse ne shkolle renditja e nxenesve shqiptar te behet sipas alfabetit maqedonas dhe jo atij shqiptar.Ankese ndaj vendimit te nje institucioni qe udhehiqet nga vete ato!
Keqardhje per keto perpjekje qesharake te Bdi-se!,” shkruan Ilirijan Fetahu në rrjetin social Facebook.