Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën duke thënë se ata mund të bëhen partnerë për të “kërkuar llogari nga vendet si Kina që mbështesin politikat shtrembëruese të tregtisë”.
Deklarata u lëshua nga Përfaqësuesja e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara Katherine Tai, Sekretarja Amerikane e Tregtisë Gina Raimondo dhe Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis.
Deklarata njoftoi fillimin e diskutimeve për të adresuar kapacitetin global të tepërt të çelikut dhe aluminit. /FolDrejt/