BE-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi shtrin masat ndaj vendeve që mbështesin Rusinë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne do të mbajmë presionin mbi Kremlinin për aq kohë sa të duhet me një regjim sanksionesh, ne do t’i shtrijmë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë, si Bjellorusia apo Irani”, tha von der Leyen në një konferencë shtypi.
“Dhe ne do të dalim me sanksione të reja kundër Bjellorusisë, duke iu përgjigjur rolit të tyre në këtë luftë ruse në Ukrainë”./FolDrejt/