Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor, duhet të mbetet një prioritet kyç.
Sipas saj, e ardhmja e rajonit është brenda BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë dhe të besueshme.
“Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, ka shkruar Plakolm.
Deklarata e saj vjen pas takimeve me zyrtarë të vendeve të rajonit gjatë dy javëve të fundit, ku përfshihet edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. /FolDrejt/