BE është e gatshme për të diskutuar për propozimin amerikan për të hequr hequr mbrojtjen e pronësisë intelektuale mbi vaksinat antiCOVID-19, me qëllim përshpejtimin e prodhimit dhe shpërndarjes, theksoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen.
“BE është e gatshme të diskutojë për çdo propozim që do të trajtojë krizën në një mënyrë efektive dhe pragmatike. Ne jemi gati të diskutojmë për mënyrën se si propozimi amerikan mund të mundësojë arritjen e këtij objektivi”, deklaroi Ursula von der Leyen.
Ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve prodhuese të vaksinave të autorizojnë eksportet.
Më herët, administrata Biden krijoi të papriturën duke njoftuar se pranonte heqjen e mbrojtjes ligjore mbi vaksinat antiCOVID-19.