Bashkimi Evropian (BE) e vlerësoi si “të rremë dhe hipokrite” shpalljen e armëpushimit të përkohshëm të Rusisë në luftën në Ukrainë për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri një deklaratë në median sociale lidhur me udhëzimin që presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë ushtrisë ruse për armëpushim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Michel e ka vlerësuar Kremlinin si agresor dhe popullin ukrainas si viktimë dhe ka theksuar se alternativa e vetme për të ndërtuar sërish paqen dhe sigurinë do të jetë tërheqja e ushtarëve rusë nga Ukraina.
“Shpallja e armëpushimit të njëanshëm është i rremë dhe hipokrit po aq sa aneksimet e paligjshme dhe të shëmtuara, si dhe referendumet që i shoqërojnë këto”, ka deklaruar Michel.
Me rastin e Krishtlindjeve të Ortodoksëve, Putin udhëzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes për zbatimin e në armëpushimi 36-orësh duke filluar nga mesdita e 6 janarit./FolDrejt/