Bashkimi Europian do të mbështesë vendin tonë për të rritur standardet e ushqimeve. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se projekti 4 vjeçar, i cili mbështetet nga BE me një buxhet prej 5 milion eurosh, i hap rrugë produkteve shqiptare në tregjet e vendeve europiane.
Dy vendet që do të asistojnë në këtë projekt janë, Finlanda dhe Irlanda. Shpresojmë që ky projekt të ketë produktivitet dhe të ketë siguri ushqimore edhe në Shqipëri ashtu sikurse në çdo vend të Europës. Kjo do të sjellë edhe shitje të produkteve vendase nëpër tregjet e BE-së./ Foldrejt.com