Bashkimi Europian është pajtuar që në të gjithë shtetet anëtare një dozë vaksinë e Pfizer do kushtojë 15.50 euro. Lajmi është konfirmuar nga Reuters, duke u bazuar te një dokument intern i Brukselit, përcjell foldrejt.com.
Në kontinentin e plakur do shpërndahen 300 milion doza, kurse është pak më lirë sesa në SHBA.
Në shumicën e shteteve europiane vaksina do jetë falas, por në disa shtete akoma bisedohet për metodën e pagesës.
Deri tani vetëm Britania e Madhe dhe SHBA kanë filluar vaksinimin e popullatës, kurse së shpejti pritet që vaksinimi masiv të fillojë edhe në Gjermani, Austri e shtetet tjera europiane./Foldrejt.com