Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara të Bankës Qendrore Ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarësh për të rindërtuar infrastrukturën ukrainase të shkatërruar gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u bëri thirrje qeverive të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë konsultimet se si mund të përdoren këto fonde, raportoi Financial Times e Londrës.
Michel tha se donte të analizonte mundësinë e gjenerimit të fitimeve, të cilat më pas mund të kanalizoheshin në përpjekjet e rindërtimit, raportoi gazeta britanike.
Megjithatë, ai shtoi se prona do t’i kthehet shtetit rus nëse nënshkruhet një marrëveshje paqeje.
Blloku evropian, i përbërë nga 27 shtete anëtare, ngriu fondet ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./FolDrejt/