Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka dalë kundër projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
BE po thotë se kjo minon lirinë e shprehjes dhe të mendimit, megjithëse thotë se UÇK është pjesë integrale e historisë së Kosovës.
Ky institucion u ka bërë thirrje ligjvënësve të rishikojnë edhe dispozitat ligjore, pasi që sipas BE-së në formatin aktual ky projektligj po cenon të drejtat themelore të Kushtetutës së Kosovës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Deklarata e plotë:
Demokracitë moderne mbështeten në një kontroll kritik dhe debate të informuara për të diskutuar dhe interpretuar ngjarjet historike dhe për të arritur përparim. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një pjesë integrale e Historisë së Kosovës.
Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithatë, përmban dispozita që shqetësojnë seriozisht në lidhje me të drejtën e njerëzve për të pasur mendimin e tyre. Këto dispozita minojnë dhe penalizojnë lirinë e shprehjes, një element thelbësor i vlerave thelbësore europiane dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ne u bëjmë thirrje ligjvënësve të Kosovës të rishqyrtojnë dispozita të tilla. Nëse miratohet në formatin e tij aktual, ky ligj do të minojë përpjekjet lokale dhe ndërkombëtare për të forcuar më tej respektimin e të drejtave themelore në Kosovë.