Efekti i Lionel Messit shihet që kur ai njoftoi se po shkon në Inter Miami, te klubi amerikan i cili është në bashkëpronësi të David Beckhamit.
Ndryshimi i parë që u pa ishte rritja e numrit të ndjekësve në rrjetet sociale. Para ardhjes së Messit, Inter Miami kishte vetëm 900 mijë ndjekës në Instagram dhe një ditë pas njoftimit, ky numër është gjashtë herë më i lartë. Kjo është një aluzion i fitimeve të mëdha që do t’i vijnë klubit dhe të gjithë ligës me këtë transferim.
Kështu diçka ndodhi edhe me Parisin. Në dy vite, klubi parizian fitoi prej tij 700 milionë euro dhe nënshkroi kontrata me dhjetë sponsorë të rinj. Shitjet e biletave u rritën, e njëjtë edhe shitja e fanellave. Gjithashtu, që nga ardhja e Messit, vetëm Real Madrid ka shitur më shumë fanella se Parisi.
Filloi me një mesazh
Është Beckham ai që ka meritat më të mëdha për kalimin e argjentinasit në Ligën Amerikane. Krejt filloi me një mesazh në 2018. Ish-reprezentuesi anglez mori çmimin në 25 vjetorin e MLS dhe Messi e kontaktoi atë në rrjetet sociale dhe i tha që ta telefononte pas disa vitesh. Natyrisht, Beckham e thirri atë dhe Messi u bë lojtari i ri i klubit të tij.
Futbollisti argjentinas, pasi njoftoi për transferimin, siguroi publikun se transferimi i tij në Miami nuk kishte lidhje me paratë. Por shumë media raportojë që pikërisht më para ka lidhje. Messi shkoi në MLS si agjent i lirë dhe publiku nuk e di saktësisht se cila ishte marrëveshja e tij me Beckhamin.
Supozohet se argjentinasi do të marrë një pjesë të sponsorizimit të ligës nga Apple, që kap vlerën e dy miliardë e gjysmë dollarë për dhjetë vjet, dhe një pjesë të sponsorizimit të Adidas. Apple duhet të bëjë edhe një serial dokumentar për Messin, nga i cili do të kishte edhe një fitim, transmeton Fol Drejt.