Nga sot në Belgjikë janë në fuqi masat e qeverisë, duke filluar me rritjen e pagave, uljen e kontributeve për uljen e TVSH-së për energjinë, e cila duhet të zbusë ndikimin e rritjes astronomike të çmimeve në standardin e jetesës së qytetarëve, shkruan Tanjug, përcjell FolDrejt.
Me inflacion prej 8.3 për qind, Belgjika është aktualisht ndër vendet më të goditura të BE-së kur bëhet fjalë për rritjen e përgjithshme të çmimeve, e cila nuk është regjistruar në këtë vend në katër dekadat e fundit.
Rritja e çmimeve në Belgjikë ka të bëjë më së shumti me rritjen e çmimeve të energjisë, ku çmimi i gazit natyror u rrit me 4.8 për qind vetëm në muajin mars dhe për 148.8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar./FolDrejt/