Një profesor në Belgjikë është pezulluar pasi u zbulua se furnizonte me drogë nxënësit e shkollës ku jepte mësim.
Drejtuesit e Akademisë së Arteve Dixhitale në qytetin e Aalst zbuluan se mësuesi i anglishtes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po u shiste drogë studentëve, përcjell Fol Drejt.
Drejtoria e shkollës ka ndërprerë kontratën me profesorin që u dërgonte drogë nxënësve, të gjithë nën moshën 18 vjeç. Mësohet se profesori 50-vjeçar jepte mësim përkohësisht në shkollë.
Mësohet gjithashtu se ai jepte drogë jashtë shkollës dhe pas mësimit.
Pasi mësohet për ngjarjen, drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Po hetohet edhe sa studentë ka furnizuar me drogë./FolDrejt/