Jude Bellingham ka shënuar përsëri në fitoren kundër debutuesit të sivjetmë në Ligën e Kampionëve, Unioni i Berlinit, shkruan Fol Drejt.
Bellingham “koleksionoi” golin e tij të gjashtë në gjashtë ndeshje radhazi për Madridin, që nga bashkimi me Los Blancos këtë verë.
Goditja e Federico Valverde në minutën e 94-të u devijua në rrugën e mesfushës, e cila goditi në portën e zbrazët.
Carlo Ancelotti zgjodhi të luante me Jude Bellinghamin në një rol më të avancuar të numrit 10 dhe ish-ylli i Borussia Dortmund dhe Birmingham Cityt shkëlqeu edhe një herë./FolDrejt/