fbpx
  • TË FUNDIT
Ben Ferencz: Njeriu që shkroi histori në zbatimin e ligjit

Ben Ferencz: Njeriu që shkroi histori në zbatimin e ligjit

23 Dhjetor, 2020
Jerome Rothen: Pse PSG duhet të vazhdojë kontratën me Messin? Për të, PSG nuk është kurrë e para!

Jerome Rothen: Pse PSG duhet të vazhdojë kontratën me Messin? Për të, PSG nuk është kurrë e para!

8 Shkurt, 2023
Mercenari famëkeq rus Igor Mangushev vritet në Ukrainë

Mercenari famëkeq rus Igor Mangushev vritet në Ukrainë

8 Shkurt, 2023
Meksika ndalon të gjitha aktivitetet që lidhen me “turizmin e peshkaqenëve”

Meksika ndalon të gjitha aktivitetet që lidhen me “turizmin e peshkaqenëve”

8 Shkurt, 2023
Sunak: Ne duam një fitore vendimtare ushtarake për Ukrainën në fushën e betejës këtë vit

Sunak: Ne duam një fitore vendimtare ushtarake për Ukrainën në fushën e betejës këtë vit

8 Shkurt, 2023
Bellingham refuzon ofertat nga të gjitha klubet e tjera për shkak të Liverpoolit

Bellingham refuzon ofertat nga të gjitha klubet e tjera për shkak të Liverpoolit

8 Shkurt, 2023
Gjermania vendos, do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë

Scholz: Një garë subvencionesh me SHBA-në do të ishte rruga e gabuar për BE-në

8 Shkurt, 2023
Erdogan: Asnjë nga qytetarët tanë nuk do të mbetet pa shtëpi

Erdogan: Asnjë nga qytetarët tanë nuk do të mbetet pa shtëpi

8 Shkurt, 2023
Ministri i Jashtëm sirian u kërkon shteteve evropiane të dërgojnë ndihma pavarësisht sanksioneve

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri i ka kaluar 11 mijë

8 Shkurt, 2023
Daily Mail: Emiri i Katarit, pasuria e të cilit vlerësohet 335 miliardë dollarë, pretendenti kryesor për blerjen e Manchester Unitedit

Daily Mail: Emiri i Katarit, pasuria e të cilit vlerësohet 335 miliardë dollarë, pretendenti kryesor për blerjen e Manchester Unitedit

8 Shkurt, 2023
Kuvendi miraton Projektligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis

Miratohet raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2021

8 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Ben Ferencz: Njeriu që shkroi histori në zbatimin e ligjit

Ben Ferencz: Njeriu që shkroi histori në zbatimin e ligjit

2 vjet më parë
in KRYESORE, HISTORI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Ben Ferencz: Njeriu që shkroi histori në zbatimin e ligjit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Benjamin Ferencz – shkurt Ben – është edhe sot njëri shumë optimist. Edhe pse ka parë dhe përjetuar gjëra të tmerrshme si ushtar amerikan në Luftën e II Botërore dhe ka qenë ndër hetuesit kryesorë të krimeve naziste. “Nuk ka kuptim të mbyteni në një liqen lotësh. Ai që qan brenda, do të bënte më mirë të qeshte së jashtmi”, thotë ai për veten në një libër aktual (“Thuaje gjithmonë të vërtetën tënde”, 2020).

Falë instiktit të tij kriminalistik prokurorët morën në dorë prova të mjaftueshme dhe dokumente të nazistëve në gjyqin e Nurembergut, që u hap më 20 nëntor 1945 kundër kriminelëve kryesorë të luftës, si Göring, Hess,von Schirach dhe Kaltenbrunner. “Pa Ferencz-in ndoshta nuk do të kishte ndodhur ky proces spektakular”, u shpreh Axel Fischer, studiues i medias, lidhur me procesin e Nurembergut në një intervistë me DW.

Lexoni edhe..

Nagavci thotë se së shpejti do të kemi çerdhe modulare në veri të Mitrovicës

Një minutë heshtje në mbledhjen e Qeverisë për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fillimi si ushtar në ushtrinë amerikane ishte i pashpresë. I diplomuari i Harvardit Ben Ferencz, që kreu studimet për drejtësi falë një burse për studentët e talentuar, filloi si shkrues në Camp Davis të Karolinës së Veriut. Në atë kohë ai nuk dinte as të shkruante me makinë shkrimi as të gjuante me pushkë. Pastrimi i tualetit, larja e tenxhereve dhe dyshemeve ishin ndër detyrat e tij.

Nürnberger Prozesse | Ben FerenczBen Ferencz, 27 vjeç kryeprokuror në ”Procesin Einsatzgruppen”

Si jurist në frontin e luftës

Në pranverën e 1944 gjendja u bë serioze për të riun. Njësia e tij luftarake u zhvendos në Angli në Luftën e Dytë Botërore. Më 6 qershor 1944, në të famshmen Dita D, ushtari amerikan Ben Ferencz zbarkoi bashkë me shokët e tij në plazhin Omaha në bregdetin e Normandisë në veri të Francës. Pushtimi i aleatëve kishte nisur dhe bashkë me të edhe fundi i dominimit nazist mbi Evropën.

Gjatë avancimit të trupave amerikane Ferencz dhe njësia e tij thyen murin perëndimor mbrojtës të nazistëve, duke luftuar në vijën e parë të frontit, dhe më vonë në pranverën e 1945 ai kaloi mbi urën e Remagen-it në lumin Rin me amerikanët fitimtarë. Më vonë ai pati thënë se ka qenë thjesht fat, që e ka mbijetuar luftën.

Pas përfundimit të luftës në selinë e ushtrisë së tretë amerikane të gjeneralit Patton kërkoheshin njerëz me përvojë, që të siguronin prova për krimet e luftës të nazistëve. Avokati i ri më në fund gjeti një punë, që i përshtatej aftësive të tij.

Jo hakmarrje, por drejtësi

Me sytë e një juristi Ben Ferencz kontrolloi së bashku me ekipin e tij zyrat naziste, zyrat e SS, dhe kampet e përqendrimit të çliruara nga ushtria amerikane, në kërkim të provave. Ajo që gjeti në Buchenwald, Dachau, Mauthausen dhe kampe të tjera e tejkaloi imagjinatën e tij për krimet mizore dhe makineritë e vrasjeve kriminale të nazistëve.

Deutschland | Nürnberger Prozesse | Militärtribunal Salla e gjykimit e ribunalit të Nurembergut

“Ishte e rëndësishme të siguroheshin prova, listat e të burgosurve, emrat e drejtuesve të kampit dhe të përgjegjësve SS”, thotë Ben Ferencz në kujtimet e tij. “Mbi këtë bazë, ne lëshonim urdhërarreste për të arrestuar njerëzit. Siguronim të gjitha provat dhe drejtoheshim tek kampi tjetër.” Gjatë rrugës ata takonin njësi të Ushtrisë së Kuqe, që i prisnin drurët shkurt me ushtarakët SS të arrestuar. Në atë moment avokati me uniformë kuptoi se për të, që vinte vetë nga një familje hebreje, nuk kishte rëndësi hakmarrja dhe ndëshkimi, por drejtësia.

Gjyqin e Nurembergut për kriminelët kryesorë të luftës të regjimit nazist, i cili filloi më 20 nëntor 1945, ai e përjetoi vetëm si spektator. Kthimi i tij në jetën civile në SHBA ishte planifikuar prej kohësh. “Në fillim të procesit radhët ishin të mbushura plot me njerëz. Publiku rrinte lart në galeri. Por gjatë gjykimit radhët erdhën duke u zbrazur. Gjermanët nuk treguan më ndonjë interes.”

I kthyer në Amerikë Ben Ferencz qëndroi fillimisht i papunë, asnjë zyrë juridike nuk donte t’i besonte atij çështje. Por një telegram nga Pentagoni e urdhëroi papritmas të takonte gjeneralin Telford Taylor, një avokat i shkëlqyer, i emëruar personalisht nga Presidenti i SHBA Truman si përgjegjës për proceset e tjera të Nurembergut. Taylor e emëroi menjëherë Ferencz-in në task forcën e tij “Germany”.

“Detyra e parë, që mora nga Taylor, ishte të shkoja në Berlin dhe të mblidhja prova për krimet monstruoze naziste atje”, kujton Ferencz në filmin dokumentar: “A man can make a difference” (2015) të regjisores Ullabritt Horn. “Shtetet e Bashkuara konstatuan se gjyqi i Nurembergut ndaj 22 nazistëve të lartë nuk mund ta shpjegonte plotësisht, se si kishte mundur të ndodhte një gjë e tillë në një vend të civilizuar si Gjermania.”

Selia e zyrës qendrore amerikane të hetimit u bë kryeqyteti gjerman i shkatërruar nga lufta. Berlini ishte ndarë në katër sektorë të veçantë nga katër fuqitë pushtuese: SHBA, Britania e Madhe, BRSS dhe Franca. Secila fuqi pushtuese kishte metodat e veta të ushtrimit të ligjit.

Por Ben Ferencz-it dhe ekipit të tij prej 50 hetuesish iu la dorë e lirë. Ata siguruan sasi të mëdha dokumentesh dhe materiale inkriminuese të burokracisë naziste. Sidomos qendra e Gestapos në Berlin rezultoi një thesar i përpikmërisë gjermane. “Ne kontrolluam sistematikisht të gjitha arkivat naziste”, tregon Ben Ferencz në filmin dokumentar. “Ato ishin një minierë ari”, shprehet ai.

Kryeprokuror në ”Procesin Einsatzgruppen”

Në pranverën e vitit 1947 një punonjës hasi rastësisht në tri dosje të trasha në dollapët e Ministrisë së Jashtme, në të cilat shkruhej “Raporte mbi ngjarjet në BRSS – raporte nga fronti i Lindjes”. “Ishin raporte të forcave speciale SS, të kamufluara nga një emër në dukje irrelevant: grupet operative, Einsatzgruppen. Askush nuk e dinte se çfarë ishte”, kujton Ferencz.

Ishte një renditje e detajuar e një programi vrasjesh, me të cilin SS vranë qindra mijëra hebrenj, sinti dhe romë në Evropën Lindore. Ben Ferencz e kuptoi shpejt rëndësinë e asaj që kishin gjetur. “Dukej si gjë pa rëndësi, por brenda mbante vula të trasha me emërtimin “çështje sekrete të Rajhut”, thotë hetuesi i suksesshëm para kameras.

Deutschland | Nürnberger Prozesse | Richterbank…Proceset e Nurembergut

Këto prova përbënë bazën ligjore për një nga gjyqet më të mëdha të vrasjeve në histori: më 15 shtator 1947 Ben Ferencz mbajti fjalimin e tij hapës në procesin Einsatzgruppen në sallën 600 të pallatit të drejtësisë të Nurembergut. 27 vjeçari ishte kryeprokurori më i ri i dymbëdhjetë gjykimeve të tjera të Nurembergut, të cilat pas vitit 1946 Shtetet e Bashkuara i vazhduan të vetme.

Të akuzuar ishin 24 burra të “grupeve SS”, të cilët përfaqësonin gjithsej 3000 anëtarë. “Unë përballesha këtu me vrasje masive. Dhe doja që këta bastardë të mos më iknin”, tha Ferencz në bisedë me DW. “Mendoja, si mund ta vendos drejtësinë? Nga njëra anë kam 24 të akuzuar dhe nga ana tjetër kam një milionë viktima, thoja me vete në atë kohë. Në një situatë të tillë nuk do të ketë kurrë drejtësi.”

„Ne kontrolluam të gjitha arkivat naziste”

Vetëm katër nga dënimet me vdekje të gjykatës u zbatuan në fund. Shumë nga kriminelët nazistë në Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore vuajtën dënime më të shkurtra, dhe disa u liruan para kohe. Lufta e Ftohtë midis Bllokut Lindor dhe Fuqive Perëndimore hodhi hijet e para mbi denazifikimin.

Iniciativa për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Për Ben Ferencz, lindur nga prindër hebrenj në 1920 në Karpatet e Transilvanisë dhe rritur në varfëri të madhe në Nju Jork, këto përvoja në Gjermaninë e pasluftës patën një ndikim të madh. Në cilësinë e të ngarkuarit të Jewish Claims Conference, ai punoi më vonë pa u lodhur për marrëveshjen e dëmshpërblimit mes Izraelit dhe RFGJ, që u nënshkrua në Luksemburg në 1952.

Me iniciativën e tij këmbëngulëse lidhet edhe themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICC) në Hagë në 2002, që ndjek deri sot penalisht krimet e luftës dhe nxjerr edhe krerët e shteteve para drejtësisë. “Ai është një njeri me bindje, me parime”, thotë Fatou Bensouda, kryeprokurorja aktuale e ICC, me mirënjohje për Ben Ferencz. “Atë që bën, e bën me pasion”.

Në vitin 2010 Benjamin Ferencz-it iu dorëzua në Ministrinë e Jashtme gjermane Kryqi i Madh i Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë për angazhimin e tij për të drejtën ndërkombëtare. Por nderimin më të madh Ferencz, tashmë njëqindvjeçar, e mori në Nuremberg, në vendin e sukseseve të tij juridike. Me një mesazh me video nga SHBA ai hapi festimet me rastin e 75 vjetorit të procesit të Nurmbergut me 20 nëntor, pas tij foli presidenti Frank-Walter Steinmeier.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Barrie Lynne Freeman nga SHBA zëvendëse e kreut të UNMIK-ut

Lajmi tjetër

Coronavirus arrin të godet edhe Antarktidën

Të ngjajshme

Ministrja Nagavci për grevën: “Për mua është tepër shqetësuese deklarimi me lehtësi se asnjë orë nuk do të zëvendësohet”
KOSOVË

Nagavci thotë se së shpejti do të kemi çerdhe modulare në veri të Mitrovicës

8 Shkurt, 2023
Hapet zyrtarisht llogaria bankare për Fondin e Sigurisë
LAJME

Një minutë heshtje në mbledhjen e Qeverisë për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

8 Shkurt, 2023
Kryeministri Kurti për vendimin mbi targat: Kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona
KRYESORE

Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk

8 Shkurt, 2023
Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen
KRYESORE

Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen

8 Shkurt, 2023
Kosova përfiton grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor, në vlerë prej 57.6 milionë euro
KRYESORE

Kosova mbanë zi për Turqinë dhe Sirinë

8 Shkurt, 2023
I dënuar nga gjykata, arrestohet 19 vjeçari i kërkuar në Ferizaj
KRYESORE

Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, arrestohet gjakovari

8 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • Jerome Rothen: Pse PSG duhet të vazhdojë kontratën me Messin? Për të, PSG nuk është kurrë e para! 8 Shkurt, 2023
  • Mercenari famëkeq rus Igor Mangushev vritet në Ukrainë 8 Shkurt, 2023
  • Meksika ndalon të gjitha aktivitetet që lidhen me “turizmin e peshkaqenëve” 8 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}