Benfica e Lisbonës refuzon ofertën e Chelseat prej 90 milionë eurosh dhe tre lojtarëve Hakim Ziyech, Datra Fofana dhe Andraj Santos, për futbollistin e klubit lisbonës dhe lojtarin e kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez, raporton gazeta portugeze “Rekord”.
Fernandez së fundmi fitoi titullin në Kupën e Botës në Katar me Argjentinën. Lojtari i Benfica-s u shpall lojtari më i mirë i ri në Botërorin e Katarit.
Disa media portugeze bënë të ditur mbrëmë se negociatat mes Benfica-s dhe Chelsea-t dështuan, pasi dy klubet nuk arritën të bien dakord për dëmshpërblimin e futbollistit argjentinas./FolDrejt/