Të hënën, media hebraike zbuluan se dje “të Dielën ” Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi një takim të fshehtë me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, në Arabinë Saudite.
Qendra Zyrtare e Transmetimit të Izraelit (Kan), Radio e Ushtrisë, gazeta “Haaretz” si dhe gazeta “Yediot Aharonot” deklaruan se Netanyahu vizitoi fshehtas Arabinë Saudite të Dielën dhe u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo atje.
Kan citoi një burim të paidentifikuar izraelit që shefi i Mossad, Yossi Cohen shoqëroi Netanyahun gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite dje. Ajo shtoi se u takuan me bin Salman dhe Mike Pompeo dhe u kthyen pas pesë orësh. Me herët ministri i jashtëm i Saudise pati deklaruar se ne mund të kalojmë në normalizim të marrëdhënieve me izraelin nëse ky i fund njeh shtetin e PALESTINËS.