Lojtari francez i Real Madridit, Karim Benzema, ka vendosur të vazhdojë kontratën me Realin deri në qershor të vitit 2024, raportojnë mediat spanjolle dhe franceze.
Benzema (35) ka kontratë me Realin deri në qershor të këtij viti. Sulmuesi francez ka të drejtë të negociojë me klube të tjera, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale.
Ai thuhet se ka marrë një ofertë nga Al Nasr, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura, por ka treguar se nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, transmeton Fol Drejt.