Organizata gjermane Charite po përpiqet të gjejë mjekë dhe motra medicinale nga vendet e huaja për të mbushur mungesat në Gjermani. Një rast i fundit është publikuar një video nga media gjermane Süddeutsche Zeitung sesi mjekët nga Shqipëria dhe Meksika punojnë sëbashku në Berlin.
Një motër medicinale nga Shqipëria dhe më pas nga Meksika flasin se puna kolegiale është shumë e ngrohtë dhe kjo e bën edhe më të lehtë përshtatjen dhe punën në vendin e huaj, përcjell foldrejt.com.
Interesante është se gjithë motrat medicinale ose mjekët e huaj marrin po aq rrogë sa edhe kolegët e tyre gjermanë.
Gjermania ka nevojë edhe për rreth 85 mijë mjekë tjerë që mendon ti përvetësojë nga vendet e treta, mes tjerash edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova./Foldrejt.com