Ministria gjermane e Mbrojtjes ka miratuar dërgimin në Ukrainë të disa dhjetëra automjeteve të këmbësorisë dhe luftarake, të cilat dikur i përkisnin ish Gjermanisë Lindore, raportojnë mediat gjermane.
Bëhet fjalë për 58 automjete të tipit PbV-501, të cilat janë të armatosura me topa dhe mitralozë, njoftoi sot “Welt am Sonntag”, transmeton FolDrejt.
Gazeta shton se Berlini ia dorëzoi këto automjete Suedisë në fund të viteve 1990, e cila më vonë ia shiti një kompanie çeke. Kompania tani synon t’i shesë ato në Kiev./FolDrejt/