Ajo që spekulohej prej disa ditësh nëpër mediat greke, rezultoi të jetë e vërtetë. Ministri i brendshëm grek, Panos Kammenos, njëherësh edhe kryetari i partisë ANEL, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit si protestë ndaj Marrëveshjes së Prespës. Ai kundërshton që shteti fqinj i Greqisë të mbajë emrin “Maqedoni”, informon foldrejt.com.
Dorëheqja e Kammenos ka ardhur pas takimit që kishte sot në mëngjes (e dielë) me kryeministrin Aleksis Cipras (lider i Syriza).
“Çështja maqedonase nuk me lejon të sakrifikoj zyrën…e tërheq mbështetjen time për qeverinë. Grekët e Pavarur me shtatë deputetë po tërhiqen nga qeveria,” tha ai pas takimit.
Qeveria greke përbëhet nga dy parti Syriza (146 deputetë) dhe Partia Grekët e Pavarur ANEL (7 deputetë)./Foldrejt.com